Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë bllokuar, pasi në Tiranë po zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. “Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit është bllokuar, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.