Blindohet oborri i parlamentit me forca të shtuara policie. Paralajmërimi i Sali Berishës për përshkallëzim të protestës në Kuvend, bëri që në gatishmëri këtë të hënë të jenë rreth 1100 efektivë policie, kryesisht të forcave të posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.