Klodian Kapedani, i arrestuari për llogari të SPAK nën dyshimin se bleu vota në zgjedhjet vendore të 14 majit, u la në burg nga Gjykata e Posacme antikorrupsion, nën akuzën se ka kryer veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Kapedani dyshohet se bleu vota për Fisnik Qosen, kandidatin e koalicionit të Berishës e Metës, bashkë fitojmë, i cili u shpall fitues i Bashkisë Kavajë, përballë Redjan Krajlit.