Prokuroria e posacme antikorrupsion ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e posacme antikorrupsion dosjen në ngarkim të Gazmend Canaj. Ky i fundit akuzohet se ka blerë vota për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 25 prill të vitit 2021. Nga hetimet e kryera nga organi i akuzës, rezultoi se ky shtetas I ka ofruar në mënyrë të drejtëpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës.