Michel Platini dhe Sepp Blatter shfaqen në Prokuroinë zvicerane për t'u marrë në pyetje në lidhje me cështjen e famshme të pagesës së shifrës prej 1.8 milionë eurove nga ana e ish presidentit të FIFA për llogari të ish kreut të UEFA. dy ish krerët e organizmave më të lartë drejtues të futbollit botëror dhe evropian u thirrën për t'u marrë në pyetje nga prokurori Thomas Hildenbrand, i cili në muajin qershor e shtoi Michel Platini në listën e të hetuarve për këtë cështje, hetimet për të cilën u nisën në 2015.