Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan mëngjesin e së martës në zonën e Kodrës së Dielit në Tiranë, në një operacion që burime nga Prokuroria e Posaçme pohojnë se është në zhvillim e sipër. Kontrollet janë ushtruar në kuadër të një hetimi që SPAK ka nisur prej më shumë se një viti nën dyshimet e abuzimit me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.