Lihet në fuqi masa arrest në burg për biznesmenin, Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” . Gjoka kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës. Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.