Apartamentet, vilat, hotelet apo ambjentet e tjera që jepen me qira afatshkurtër struktura akomoduese do të jenë të detyruara me ligj që pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të pajisen nga ministria e turizimit edhe me certifikatë kategorizimi. Mospajisja me certifikatë do të gjobitet në masën 20 mijë deri në 400 mijë lekë, varësisht nga numri i dhomave që jepen me qera. Çdo strukturë do ketë gjithashtu detyrimin të krijojë një ambient të posaçëm e të veçuar për grumbullimin e mbetjeve dhe largimin e tyre. Ministria e Turizmit ka hedhur për konsultim publik ndyshimet ligjore që parashikojnë standarte të reja për ambjentet që shfrytëzohen për turizëm si dhe gjobat përkatëse nëse nuk zbatojnë dispozitat ligjore.