Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend. Në një njoftim për media, gjykata tha se e pranoi padinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, e cila në qershor urdhëroi bizneset e mëdha të dalin në treg të lirë të energjisë.