Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë, duke zgjedhur të dërgojë një model të vjetër të rinovuar, që mund të jetë gati më shpejt. Zyrtarët amerikanë i thanë Agjencisë së lajmeve Associated Press se synohet që tanket gjigande me peshë gati 70 tonë të dërgohen në zonat e luftës brenda 8 ose 10 muajve.