Komanda qendrore e ushtrisë amerikane, CENTCOM konfirmon se bombarduesit e rëndë B-1 kryen sulm gjatë natës në Iran. “Mbrëmë, bombarduesit amerikanë B-1 goditën thellë brenda Iranit për të degraduar aftësitë e raketave balistike iraniane. Siç deklaroi Presidenti, "ne do t'i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave"., shkroi komanda në një postim në platformën X.