Modelja e njohur Megan Fox, së fundmi ka dhënë një deklaratë e cila ka habitur të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj. Përmes një postimi të bërë në Instagram, Fox ka rikujtuar fansat se është anëtare e komunitetit “LGBTQI”. Në foton e publikuar është vënë re se thonjtë e artistes së njohur janë në ngjyrë ylber, njëlloj si ikonat bashkëngjitur me shkrimin. Megan ndihet krenare që po feston faktin e të qenurit biseksuale për më shumë se dy dekada. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar komentet e pafundme në postimin e aktores dhe modeles së njohur, ku shumë prej fansave ishin përkrahës dhe e mbështesnin atë.