Duke u nisur nga marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, Serbia ka dalë të mërkurën garante negocimin e paqes mes Kievit dhe Moskës, duke kërkuar që bisedimet të vazhdojnë në Beograd. Propozimi erdhi nga kryeparalamentari serb Ivica Daçic, i cili i është drejtuar në një mesazh Rusisë dhe Ukrainës, duke kërkuar të negociojnë në Serbi me ndërmjetësimin e presidentit Aleksandër Vucic.