Opozita maqedonase fajëson qeverinë dhe Kryeministrin Hristjan Mickoski për ndarjen e vendit nga Shqipëria në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Bashkimi Demokratik për Integrim tha të premten përmes një komunikate në media se faji për këtë janë politikat e gabuara që “po rrëmbejnë të ardhmen europiane të vendit”.