Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç takohen në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Takimi ndërmjet kryenegociatorëve, zhvillohet në kohën e tensioneve të reja në veri të Kosovës, pas djegies së disa veturave të qytetarëve serbë që mbajnë targa me inicialet e Kosovës, (RKS). Mbrëmjen e së shtunës në komunën e Leposaviçiq, persona të panjohur dogjën tri makina, dy prej të cilave ishin me targa RKS.