Raportet e mediave zviceriane për disa takime sekrete mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve në veri, kanë pushtuar të hënën Prishtinën zyrtare. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës thotë se përfaqësuesit shqiptarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve dhe arritjen e një marrëveshje.