Top News/ ‘Bin Ladeni’ i Gazës brenda në tunel…Izraeli tregon pamjet, në arrati me gruan e fëmijët
14/02/2024 11:47

Ushtria izraelite ka publikuar një video që thotës e tregon shefin e Hamasit në Gaza, Jahja Sinvar, të filmuar më 10 tetor, me pjesëtarë të familjes së tij, në një tunel në territorin palestinez. Imazhi bardhë e zi, tregon një burrë që mendohet se është Sinvar, që kalon përmes një tuneli bashkë me një grua dhe tre fëmijë. Izraeli e akuzon Sinvar si trurin e sulmit të paprecedent të hamasit në izrael, më 7 tetor, që edhe shkaktoi konfliktin që tashmë ka hyrë në muajin e pestë të tij. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se trupat izraelite e kishin zbuluar videon në një kamera sigurie gjatë një operacioni në tunel, por nuk dha më shumë detaje për vendndodhjen e tunelit. “Pamjet tregojnë liderin e hamasit dhe vrasësin masiv, Jahja Sinvar, që largohet bashkë me fëmijët e tij dhe një nga gratë”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Kështu ai ka mundur të largohet bashkë me familjen, nga një tunel i nëndheshëm, drejt nëj kompleksi të sigurt që ai e ka ndërtuar më herët”, shtoi Hagari. “Kjo video e Sinvarit është rezultat i kërkimit tonë. Ky kërkim nuk do të ndalet deri sa ne ta kapim atë, gjallë apo vdekur”, tha ai. Nga pamjet, nuk është e mundur të identifikohet vendndodhja, por javët e fundit, ushtria izraelite ka goditur pa reshtur Khan Junisin, qytetin më jugor të Gazës dhe vendlindjen e Sinvarit. Hagari tha se video ishte filmuar më 10 tetor, tre ditë pasi hamasi kreu sulmin në izrael. Më herët këtë muaj, ministri izraelit i mbrojtjes tha se Sinvar po lëvizte nga një strofull në një tjetër dhe nuk ishte më duke udhëhequr operacionet ushtarake të grupit në gaza. “Ai është bërë tani një terrorist në arrati më shumë se sa lider i hamasit në territorin palestinez”, tha ministri. Sinvar iu bashkua Hamasit kur sheiku Ahmad Yassin themeloi grupin në 1987, para fillimit të kryengritjes së parë palestineze, ose sic quhet ndryshe, Intifada kundër pushtimit izraelit.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB