Pavarësisht se është një nga yjet më të famshëm të muzikës pop në botë, Billie Eilish ka vendosur që jetën e saj personale ta mbajë të fshehtë nga fansat. Në një intervistë për radion “Capital Breakfast”, këngëtarja 18 vjeçare ka zbuluar se pse ka zgjedhur që lidhjet romantike t’i mbajë sa më private të jetë mundur. “Kam pasur lidhje dhe i kam mbajtur private, edhe ato që ja kam treguar sado pak botës, pendohem,” është shprehur fituesja e 5 çmimeve Grammy.