Filantropistja Melinda French Gates ka reaguar ndaj përmendjes së emrit të ish-bashkëshortit të saj, Bill Gates, në dosjet e Jeffrey Epstein, duke theksuar se kjo dosje i ka rikthyer rikthyer kujtime shumë të dhimbshme të martesës së saj. Melinda French Gates theksoi se personat e përmendur në këto dokumente, përfshirë edhe ish-bashkëshortin e saj, duhet të japin llogari. Komentet vijnë pas publikimit të mbi tre milionë dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ku përfshihet edhe emri i Bill Gates. Në dosje, Epstein pretendon se Gates ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, akuzë që është mohuar kategorikisht nga ky i fundit. Sipas mediave amerikane, para divorcit, Melinda French Gates ka shprehur pakënaqësi për bisedat e bashkëshortit të saj me Epstein.