Një automjet i parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Bilishtit, në një ngjarje që dyshohet të jetë e qëllimshme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit Marsel Buqo, punonjës i një pike karburanti i cili u akuzua disa ditë më parë nga një vajzë se i kishte djegur mjetin me urdhër nga deputeti demokrat Bledion Nallbati.