Yuri Kim do të bëhej gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në selinë diplomatike amerikane në Shqipëri. Me mbështetjen e ish presidentit amerikan, Donald Trump, ambasadorja amerikane mbërriti në Tiranë në fillim të vitit 2020. Mandati i saj shënoi episode të rëndësishme në rrjedhën politike të vendit, duke filluar nga shpallja non grata e ish kryeministrit Sali Berisha, reforma në drejtësi, përçarja e opozitës e deri tek reforma zgjedhore. “Ne jemi me ju krah për krah.” – tha diplomatja në gjuhën shqipe gjatë konferencës së saj të parë në Tiranë, teksa shpalosi edhe synimet diplomatike.