Numri i të vdekurve në sulmet dyditore të forcave izraelite në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor, ka shkuar në 12. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se forcat izraelite vranë një tjetër palestinez në Jenin. Sulmi ka nisur herët të hënën nën komandën e qeverisë së djathtë të kryeministrit izraelit Netanyahu. Ndërkohë nga sulmet ajrore dhe tokësore janë plagosur 120 palestinezë, 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë.