Faza e parë e mbikëqyrjes me radarë dhe kamera të akseve rrugore përfshin gati 200 kilometra të vendosura në autostradat më të mëdha që lidhin qytetet e vendit. Sipas tenderit të mbikëqyrjes së punimeve të hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me vlerë 27 milionë lek, do të vëzhgohet me kamera dhe radarë autostrada Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Fier-Vlorë dhe Lushnje-Fier.