Bashkëpunimi i fundit i Vesa Lumës dhe Big Basta daton rreth 3 vite më parë me këngën “BOOM”, që u shndërrua menjëherë një hit. Pas kërkesave të shumta të fansave, çifti i famshëm do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja 34 vjeçare përmes një bashkëbisedimi në Instastory me ndjekësit e saj. “Këngën që na e keni kërkuar aq gjatë më në fund e keni gati,” shkruan ajo. Vesa nuk ka ndarë detaje të tjera rreth bashkëpunimit të shumëpritur por kujtojmë se ajo ka shprehur dëshirën edhe për të eksperimentuar në tregun ndërkombëtar. Dyshja e artistëve prej vitesh jeton në Zelandën e Re, ku kanë nisur një jetë të re me djalin e tyre të vogël Lianin.