Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin e Ferizaj në Kosovë, ku dy vajza ranë nga kati i katërt i një pallati, ku njëra prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy vajzat ishin me motra, informoi zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli. Ngjarja fatale u shënua pasi njëra nga motrat tentoi të hidhej nga kati i katërt, ku tjetra u përpoq ta shpëtonte atë, por pa sukses.