Afganët dhe sirianët zenë vendin e parë sa i takon kërkesave për azil në Shqipëri. Megjithatë, gjatë vitit 2024 numri i përgjithshëm i azilkërkuesve ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për 104 të huaj të cilët kërkuan azil, 27.9 për qind e tyre nga Afganistani, 17.3 për qind nga Siria dhe 10.6 për qind nga Pakistani. Më shumë se gjysma e kërkesave mbërritën gjatë muajve mars, prill dhe qershor.