Një natë e jashtëzakonshme dhe e papritur për banorët e shtëpisë së Big Brother! Pas 100 ditëve të qëndrimit të tyre nën kamera, Vëllai i Madh i ka sjellë një surprizë të veçantë për të gjithë. Moderatori i njohur Ledion Lico, së bashku me dy opinionistët e shquar, kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother për të qëndruar disa orë me banorët. Ky moment i papritur dhe i emocionueshëm ka shkaktuar reagime të ndryshme te banorët.