Zëvendëskryeministri Dritan Abazovic tha se pret që qeveria të bjerë sot në parlament. "Kjo qeveri e ka përmbushur mandatin e saj deri në fund, dikush do të thotë mirë, dikush keq. Jam i kënaqur. Është e rëndësishme që qytetarët të shohin se ndryshimet janë të mundshme," u tha Abazovic gazetarëve në Kuvend. Ai tha se nuk do të thoshte fjalë të shëmtuara në kurriz të kryeministrit.