Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi, edhe pa llogaritur efektet e emigracionit ndërkombëtar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 61 bashki që ka vendi, në 50 prej tyre popullsia është në rënie të shpejtë. Në fillim të vitit 2023, vetëm popullsia e 11 bashkive u rrit, ndërsa të gjitha bashkitë e tjera patën rënie.