Një shtetas është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim, i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Arrestimi i 33-vjeçarit u bë në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në kuadër të një hetimi të kryer me metoda speciale.