Leku e ka mbyllur javën me rënie në kursin e këmbimit valutor në raport me shumicën e valutave të huaja. Referuar kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë monedha europiane rifitoi pikë, pas një rënie të lehtë që pati për disa ditë radhazi. Agjentët e tregut besojnë se Euro mund të hyjë në një fazë të korrektimit të efektit sezonal, të lidhur kryesisht me prurjet nga turizmi. Sipas revistës Monitor, gjatë muajit gusht, zhvlerësimi i Euros u frenua disi nga blerjet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kërkesa e KESH balancoi disi ofertën e lartë sezonale dhe gjatë gushtit kursi i Euros u shfaq relativisht i qëndrueshëm.