Orientimi i bizneseve të vogla dhe të mesme gjithnjë e më shumë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike dhe udhëzimi i Qeverisë për kursim ka tkurrur konsumin e këtij produkti në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Shqipëria konsumoi 3.97 milionë kËh energji elektrike në gjashtëmujorin e parë 2023, me rënie 6.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.