Konferenca e Kryetarëve rrëzoi me shumicë votash kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, duke shënuar rastin e tretë kur kërkesat e opozitës nuk marrin aprovim. Deputetja Jorida Tabaku paralajmëroi se kjo çështje do të dërgohet në Gjykatës Kushtetuese pasi pretendon se po shkelen të drejtat e opozitës.