Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e bërë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe shfuqizoi bordin e transparencës për monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore në treg. Gjykata vlerësoi se aktet normative, nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.