Një zyrtar i lartë në administratën Biden tha se politika e SHBA mbi Tajvanin nuk ka ndryshuar pasi presidenti Joe Biden u duk se sugjeroi se SHBA do të mbronte ishullin nëse ai do të sulmohej, një devijim nga pozicioni i hershëm amerikan i distancimit strategjik. Në një intervistë të transmetuar nga ABC të enjten, Biden u pyet për pasojat e tërheqjes kaotike amerikane nga Afganistani dhe reagimeve në mediat kineze që tregonin Tajvanit se Uashingtoni nuk mund të ishte i besueshëm kur bëhet fjalë për mbrojtje.