Çanta bërthamore e Amerikës është fotografuar në selinë e qeverisë britanike, Doëning Street, aty ku presidenti Joe Biden i bëri një vizitë 40 minutëshe aleatit të tij të ngushtë, Rishi Sunak. Çanta bërthamore udhëton gjithmonë me avionin presidencial kur kreu i shtetit amerikan ndodhet larg Shtëpisë së Bardhë, por rrallë herë truprojat ose anëtarët e Forcave ushtarake të SHBA-së shfaqen në publik me të.