Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rrëzuar nga biçikleta, në praninë e shumë mediave. “Jam mirë. Nuk po hiqja dot këmbët nga pedalja, prandaj u rrëzova”, u tha Biden gazetarëve, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit që ndodhi pranë shtëpisë së plazhit të tij, në Delaëare. 79-vjeçari qëndroi dixa sekonda në tokë, ndërkohë që agjentët sekretë nxituan për ta ndihmuar që të ngrihej sërish.