Kosova ka marrë të premten 515, 970 doza të vaksinës Pfizer, të cilat u siguruan nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që sipas saj janë dhe mbeten aleate të përhershme të Kosovës. Kryetarja e shtetit të Kosovës tha se në muajin mars të vitit të kaluar ishte drejtuar presidentit Joe Biden, me një kërkesë zyrare duke i kërkuar të ndihmonte Kosovën, pasi ishte i vetmi vend në Evropë që nuk kishte siguar asnjë doze vaksine.