Ambasada e Amerikës në Kosovë ka konfirmuar se Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, që do të mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të premten, mediumi prestigjioz amerikan “Politico” publikoi listën e 100 shteteve pjesëmarrëse në këtë samit. Aty nuk figuroi Kosova. Ambasada e Amerikës në Kosovë ka dhënë arsyet se përse Kosova është lënë jashtë këtij samiti.