Presidenti i SHBA, Joe Biden ka reaguar pasi Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës konfirmoi sot dënimin me burg të përjetshëm ndaj kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq, duke e quajtur këtë vendim historik. Ai tha në një deklaratë se vendimi i sotëm tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.