Top News – Biden nxiton, era Trump po afron / Armë për Ukrainën e sanksione të reja mbi Rusinë
09/01/2025 15:06

Presidenti Joe Biden pritet të prezantojë sanksione të reja mbi ekonominë e Rusisë këtë javë, sipas një zyrtari amerikan, si pjesë e masave për të forcuar përpjekjet e Kievit në luftën kundër Moskës përpara se Donald Trump të marrë detyrën. Hapat vijnë pasi administrata Biden po përgatit gjithashtu 500 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, e cila do të përfshijë raketa të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë dhe pajisje mbështetëse për avionët luftarakë F-16, tha një zyrtar amerikan. Kthimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar ka ndezur shpresën për një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund pushtimit të Moskës, por edhe frikën në Kiev se një paqe e shpejtë mund të ketë një çmim të lartë. Këshilltarët e Trumpit kanë paraqitur propozime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila në mënyrë efektive do t'i dorëzonte Rusisë pjesë të mëdha të vendit ndërkohë që e ardhmja e saj do të mbetej e parashikueshme. Ndihmësit e Bidenit thonë ndërkohë se duan ta vendosin Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme në fushën e betejës për ti dhënë fuqi asaj në negociatat e mundshme me Rusinë, këtë vit. Nuk ka ende detaje mbi sanksionet që Biden do të vendosë në ditët e tij të fundit, por ndihmësit e tij po informojnë ndihmësit e Trumpit mbi hapat që po ndërmarrin, tha zyrtari. Ai shtoi se shumica e armëve dhe municioneve të premtuara për Ukrainën janë dorëzuar dhe pjesa e mbetur është rrugës. Qeveria e Zelenskit ka kërkuar rregullisht më shumë nga sa Biden ka qenë i gatshëm të ofronte, duke cuar edhe në takime të tensionuara private për tanket Abrams, avionët luftarakë F-16 dhe sistemet raketore ATACMS, me rreze më të gjatë veprimi. Pavarësisht se Biden fillimisht ka thënë jo për secilin prej tyre, kievi në fund i ka marrë. Por, asnjë prej tyre nuk ka sjellë përfitime të mëdha për Ukrainën në fushën e betejës.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52