Kjo javë pritet të zgjidhë një enigmë të madhe në skenën diplomatike globale. Ndërsa Vladimir Putin, vazhdon pushtimin e tij të Ukrainës, perëndimi ndodhet përballë presionit dhe kërkesave për më shumë armë në Ukrainë. Vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të pushtimit, paralajmërimet për përshkallëzim të agresionit rus, po rriten.