Aksionet ajrore të ushtrisë amerikane të hënën në Irak synojnë që të pengojnë Teheranin dhe grupet e armatosura të mbështetura nga Irani që të ndërmarrin apo të mbështesin sulme ndaj personelit dhe interesave amerikane në rajon, tha të mërkurën Presidenti Joe Biden. Ditë më parë, ushtria amerikane ndërmori aksione ajrore hakmarrëse në Irak pas një sulmi me dron më herët nga militantët e lidhur me Iranin, që la në gjendje kritike një ushtar amerikan dhe plagosi dy të tjerë.