Top News/ Biden i vendos ‘veton’ Izraelit / Bllokon ndihmat, kërkon paketën që përfshin Ukrainën
06/02/2024 11:17

Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se ai do t’i vendoste veton një propozimi për ndihmë për Izraelin, po jo për Ukrainën. Reagimi i Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin i referohet propozimit për një projektligji të veçantë të mbështetur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që do të ofronte ndihmë për Izraelin. Një projektligj më i gjerë ofron ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin dhe siguron fonde të reja për sigurinë kufitare. “Administrata inkurajon me forcë të dyja dhomat e Kongresit që ta refuzojnë këtë manovër politike dhe të dërgojnë me shpejtësi për nënshkrim Ligjin për Buxhetin Shtesë për Emergjenca të Sigurisë Kombëtare”, tha kjo zyrë. Zyrtarët e administratës së presidentit demokrat po punojnë prej muajsh me demokratët dhe republikanët e Senatit mbi një paketë, që i lidh ndihmat urgjente prej miliarda dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët e SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor, me ndryshime të politikës së emigracionit. Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thanë para disa ditësh se ata do ta refuzonin projektligjin dypartiak të Senatit dhe në vend të tij, do të votonin për një projektligj që ofron ndihmë vetëm për Izraelin. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi një projekt-ligj vetëm për Izraelin në nëntor, por ai nuk u miratua në Senatin e udhëhequr nga Demokratët, pasi anëtarët e tij po punonin mbi kërkesën e Biden që Kongresi të miratonte paketën më të gjerë të sigurisë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50