Top News- Biden e Zelenski takohen në Vilnius / Flasin për avionë e raketa me rreze të gjatë veprimi
11/07/2023 14:51

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë samitit dy-ditor të NATO-s në Lituani. Duke folur në Vilnius përpara samitit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Biden dhe Zelensky do të takohen të mërkurën për të shqyrtuar se "si Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët janë të përgatitur që të angazhohen në mënyrë afatgjatë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet tani, si dhe për të penguar agresionin në të ardhmen”. Samiti do të diskutojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake të NATO-s për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe lidhjet e saj të ardhshme me aleancën, duke përfshirë perspektivat e anëtarësimit. Këshilltari i lartë i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak tha se Zelenskiy dhe Biden do të bisedojnë gjithashtu për mundësitë e përshpejtimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë avionët dhe raketat me rreze të gjatë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sullivan deklaroi se NATO do t'i ofrojë Ukrainës një udhërrëfyes për zbatimin e reformave që përfundimisht do të çonin në anëtarësimin e saj në aleancë. Megjithatë, ai nuk dha detaje për një afat kohor se kur kjo mund të ndodhë. Duke folur në Vilnius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të marrë një "mesazh pozitiv në rrugën e anëtarësimit", së bashku me garancitë dypalëshe të sigurisë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50