Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e kreut të grupit mercenar Ëagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra në një aksident misterioz ajror, javën e kaluar. “Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka një histori të gjatë të vrasjeve të kundërshtarëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shtoi ajo. Ky është sugjerimi më i fortë dhe më i drejtpërdrejtë amerikan rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, i cili kreu edhe një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit në qershor. Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Pjetërburg një ditë më parë, ku Putin, dikur aleati më i afërt i tij, nuk mori pjesë.