Joe Biden është zotuar se administrata e tij do të deklasifikojë sa më shumë informacione rreth origjinës së COVID-19 të jetë e mundur, duke përfshirë çdo lidhje të mundshme me një laborator kërkimor kinez. Pasi urdhëroi agjencitë e inteligjencës, përfshirë FBI-në, të hetojnë se nga doli virusi në vitin 2021, presidenti amerikan ka nënshkruar tani legjislacionin që kërkon që çdo detaj i zbuluar të bëhet public.