Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se aleatët perëndimorë do ta mbështesin Ukrainën për "për sa kohë që duhet", teksa vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten për një takim privat me presidentin amerikan, Joe Biden. "Ky është një vit shumë, shumë i rëndësishëm për shkak të kërcënimit të rrezikshëm për paqen që vjen nga Rusia", tha Scholz.