Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 25 korrik, një ditë pasi ai t’i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan. Lajmin e transmeton agjencia AFP, duke iu referuar një zyrtari amerikan. Data e takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte e pavendosur, pasi Biden u infektua me koronavirus dhe ishte në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer. Izraeli raportoi fillimisht se dy liderët do të takoheshin më 23 korrik.