Kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj mbajti protestën e radhës para kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lapaj dhe mbështetësit e tij po qëndrojnë prej 27 ditësh poshtë zyrës së Ramës për të shfaqur revoltën e tyre pas hetimeve të SPAK për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku.